AROMA E QYTETIT TIM

Kulture

 

Poezi nga MIRANDA TROCI DERTI/

Qyteti u zgjua nga aroma e luleblirëve.

Nën trokëllimat e çekiçëve në bulevard.

Shtatorja e Kyeatit madhështor kryengritë.

Pikëlat e shiut që mbi përkrenare lagë.

 

Pranverës së përhimtë që akoma dimri s’është shkundur.

Freskisë mahnitëse që të pastron mushkëritë.

Muzës së lagur vështrimit përtej dritares akoma përgjumur.

Kafesë aromë ëmbël mes dialektit dibranë çdo ditë.

 

Nënat shami bardha me nipçet përdore tek i çojnë në kopësht.

Të jep atë ndjesinë e ëmbël kënaqësisë në vetvete.

Gjyshërve kësulë bardhë ku shkëmbejnë fjalët e qeset e duhanit dora dorës.

Akoma ka traditë e njerëzi bujari e besë.

 

Tek hedhë sytë vizitorë gjithandej që vijnë për t’u shëruar.

Në Llixhat e qytetit tim me ujin termal të bekuar.

Dashurinë për ty o vendi më i ëmbël s.të ndërroj me asgjë në botë.

Thesar që të shëron shpirtin e të mbushë me aromë.