Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se me protestën e 13 majit do të shpallet falimentimi i Republikës së Vjetër.
Përmes një fjalimi të mbajtur nga çadra në bulevard, kreu i selisë blu paralajmëroi gjithashtu ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për të hedhur poshtë 18 qershorin.
“Edi Rama: Procesi i zgjedhjeve të 18 qershorit përveç se dështoi moralisht, ka dështuar dhe ligjërisht. Çdo listë e dorëzuar në KQZ është e jashtëligjshme dhe procesi është në kolaps ligjor. Edi Rama, dhe serumet që e mbajnë në këmbë, Made in Albania, apo made in kudo që bëhen, Made in Soros, nuk e thonë një fjalë për skadimin e datës ligjore zyrtare për zgjedhjet. Duan ta anashkalojnë dhe shpresojnë se me presione ndaj Kolegjit Zgjedhor do i thonë shqiptarëve se 17+ 31+ 2 nuk bëjnë 50 por 49″, tha ai.
“Dy rrugë ka. Së shpejti Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat e paligjshme. Duke i hedhur poshtë sipas ligjit të republikës së vjetër do i japë një shans republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave”. Kreu i PD-së shtoi se për mëkatarët e Republikës së Vjetër fundi do të jetë i pashmangshëm”, vijoi kreu i PD Basha.