Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social në Facebook, duke shkruar: “Te dashur miq, pardje mediat tona transmetuan gjeresisht raportin e rendesishem te DASH per trafikimin. Ne raport, pasi theksohej se qeveria nuk ka arritur standartet minimale te luftes kunder trafikut, shkruhej per here te pare keto 23 vjete se ne Parlamentin e Shqiperise ka deputet te denuar per trafik prostitucioni.
Te gjithe e dine, pervec qeverise, se deputeti i denuar per trafik prostitucioni ne Itali eshte Arben Ndoka. Rama, te nesermen, sikur te mos dinte shqip u deklaroi shqiptarve nepermjet zedheneses se tij se raporti i DASH lavderon qeverine. Perveç kesaj ambasadori SHBA, Donald Lu, ne reagim ndaj pranise ne Parlamentin e nje vendi mik aleat ne NATO te nje trafikanti qeniesh njerezore, reagoi dje me nje deklarate te veçante, te cilen nder te tjera thuhet se “ambasada vlereson si te turpshme qe ne Parlamentin shqiptar ka anetar me denime per trafikimin e njerezve”.
Pavaresisht nga keto, pa u skuqur dhe pa u zbehur, krenar Rama me ate perjashta, sikur te mos dije shqip asnje fjale, ne reagimin e tij ndaj raportit te DASH u deklaroi shqiptareve nepermjet zedheneses se tij krenare se “raporti i DASH lavderon qeverine”. Vetem njr kryeminister dhe nje qeveri qe, siç thote fjala popullore han turpin me buke apo qe ka mburrje turpin dhe krimin e ka ortak, mund te bente nje reagim te tille te pacipe.
Rama dje perseriti me paturpesine me te madhe qendrimet qe mbajti ndaj denoncimit qe bene me fakte mediat nderkombetare dhe ambasada e SHBA kandidateve te tij per kryetar bashkie, perkatesisht te Kavajes dhe Krujes, E. Roshit dhe A. Bushit te denuar per trafik droge, vrasje me pagese.
Me kete rast dhe njehere shpreh mirenjohjen me te thelle qeverise se SHBA, ambasadorit Lu dhe ambasadoreve te vendeve partnere per vendosmerine e tyre per te ndihmuar Shqiperine per dekriminalizimin e institucioneve,si interes jetik per çdo shqiptar qe konsideron si te ardhmen e tij me te mire integrimin ne BE dhe denoj ashper qendrimin e turpshem dhe te papergjegjshem te qeverise shqiptare si dhe lidhjet e rrezikshme te Edi Rames me krimin e organizuar.
Te dashur miq, nje vit me pare te flisje per lidhjet direkte te Rames me krimin, pavaresisht nga faktet e shumta qe mund te rrjeshtoj nga padia, fatkeqesisht nga veshtirsia per ta imagjinuar, mos njohja e fakteve te pakundershtueshme por dhe nga frika per ta besuar, shume te pakte ishin ata persona shqiptar apo te huaj qe mund ta pranonin faktin qe kreu i qeverise eshte i lidhur me krimin, madje pazgjithshmerisht.
Kurse sot, pas qendrimeve te tij ndaj personave te inkriminuar, lirimit te Mark Frrokut pas ndalimit te makines se tij me kryetrafikant ne makine, pas fshehjes se kerkeses se Belgjikes pe ekstradimin e tij ne Belgjike per vrasje, pas shpalljes i pafajshem i Arben Frrokut dhe largimit te tij per ne Kube te nesermen e takimit me Ramen ne Puke, pas bllokimit te hapur nga Rama te marreveshjes per dekriminalizimin dhe kandidimi i dhjetera e dhjetera krimineleve per keshillat dhe postin per kryetar te bashkive, ne Shqiperi cdo njeri beson se Edi Rama eshte i lidhur me krimin njelloj si bloza me tymin e zi.
Per Ramen, njolloj siç ishtin te mire madje dhe heronj per etrit e tij kriminelet qe torturonin, ekzekutonin kundershtaret politik, jane te mire dhe shume te dobishem kriminelet qe dhunen dhe parate e tyre te krimit i perdorin per te mbeshtetur ate dhe Partine e tij Siçiliste kunder kundershtareve te tij politik.
Duke perfunduar ju bej thirrje qytetareve shqiptare te mos pajtohen me kete te keqe te madhe, kriminalizimin e institucioneve te vendit nga Edi Rama dhe suita e tij. Pas shembjes se perdes se hekurt, muri me i tmerrshem, me i pameshire, me izolues dhe rrezikshem per ata, femijet dhe vendin e tyre eshte muri shteteror, zyrtar i krimit, qe ndertoi dhe lartesoi me shpejtesi me lidhjet e tij kriminale Edvin Kristaq Rama!”