Besa Kokëdhima për Mini-schengenin: Të na falni shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim

Aktualitet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, jo pak herë ka shfrytëzuar influencën e saj në rrjetet sociale, për të shprehur shqetësimin e saj lidhur me ngjarjet aktuale politike në vend.

Një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe së fundmi duke shkruar në InsatStory rreth marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes tri shteteve: Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë “Open Balkan”, apo që deri më tani ka qenë e njohur si ”Mini-schengen”.

Këngëtarja e hitit “Engjujt v’rasin njëlloj”, ka thumbuar përmes një shkrimi në InsatStory kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se po vendos tratë me Kosovën, e po lidh marrëveshje me Serbinë.

“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka p*rdh’unuar motrën”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Besa, e cila njëherësh është e bija e politikanit të njohur shqiptar, Koço Kokëdhima, nuk është ndalur me kaq.

Ajo më pas publikoi edhe një fotografi të një djali me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në shpinë, duke shkruar në përshkrimin e saj, se nga tani e tutje do të bojkotojë produktet e shteteve fqinjë, me përjashtim ato të Kosovës dhe Shqipërisë.