Coronavirusi : 21 raste të reja sot në Greqi

Greqi

Sot ka pasur 21 raste të reja në Greqi duke cuar numrin e te prekurve në 352 , duke theksuar se ka patur 4 vdekje në të kaluarën.

Në spitale ndodhen 65 për mjekime nga këta 9 janë në gjendje te rendë në spitalet në Athinë, Selanik dhe Patra. 51% e te prekurve janë burra ndërsa mosha mesatare e te prekurve eshte 70 vjec, ndërsa akoma 51 raste ende te paspecifikuara.

Greqia me kete rast emëroi edhe një zevendesminister në Mbrojtjen Qytetare për te ndjekur coronavirusin edhe për shfaqje te tjera urgjende.

Sipas Zëdhënësit të Qeverisë Aristotelia Pelloni, do të mbyllen të mërkurën të gjitha dyqanet përveç supermarketeve, furrat e bukës, farmacitë dhe te pikat e benzinës.

Në të njëjtën kohë, zv / zëdhënësi i qeverisë njoftoi se ata që vijnë në Greqi nga jashtë do të karantinohen për 14 ditë, gjithashtu ne media eshte publikuar edhe nje liste me 78 dyqane apo sherbime te tjera që do të mbyllen nga neser te merkurën.

Globalisht rastet e konfirmuara tejkaluan 175,000 dhe numri i vdekjeve ishte 6.700.