Doza e katërt e vaksinës për ata mbi 60 vjeç, si dhe fëmijët 12-17 vjeç me sëmundje themelore – Ja kur hapet platforma (Video)

Greqi

Sekretari i Përgjithshëm i Kujdesit Parësor, Marios Themistokleous dhe Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, i dhanë Ministrisë së Shëndetësisë një informacion urgjent për dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, duke njoftuar vaksinimin e qytetarëve 60-vjeçarë.

Sipas ekspertes Theodhoriu janë parashikuar të vaksionohen edhe fëmijët 12-vjeçarë me sëmundje të rëndë themelore. Vaksina e katërt do të bëhet tre muaj më pas vaksinës së tretë. Në përgjithësi është vaksinuar mbi 72.4% e popullit-7.5 muilionë e popullit kanë përfunduar vaksinën. Përsa i përket vaksinës së katert  për ata mbi moshën 60 -vjeç koha e vaksinimt do të bëhet katër muaj pas vaksinës së tretë.

Platforma do hapet më 7 Prill 2022

Kujt do t’i jepet si opsion dozën e katërt të vaksinës?

Siç shkruante më herët ethnos.gr, shkencëtarët po analizojnë në detaje të dhënat që vlejnë në vende të tjera, ku SHBA-ja ka nisur të japë dozën e 4-të për ata që janë mbi 50 vjeç.

Për më shumë ndiqni videon