Dule për mediat greke: Bashkëshortit të ministres iu dha një sipërfaqe për ndërtimin e një resorti turistik në Himarë

Greqi

Gjatë një interviste për televizionin kombëtar grek ERT, deputeti Vangjel dule midis rë tjerave u shpreh se: “Më praktike dhe më të njohur për të gjithë është bashkëshorti i ministrit të Jashtëm të vendit ka përfituar një vendim të Këshillit të Ministrave ku voton edhe bashkëshortja e tij. Atij iu dha një sipërfaqe e madhe në Bashkinë Himarës si investitor strategjik për ndërtimin e një resorti turistik. Pra e kuptoni se çfarë përfshirje ka, çfarë ngatërrese dhe çfarë interesash janë investuar në Himarra. Dhe në këtë moment ata gjejnë përballë kryetarin e sapozgjedhur me programin e tij dhe ne të gjithë ne që nuk kemi bërë kompromis, nuk i jemi dorëzuar presioneve, ndaj jemi çuar në zgjidhje ekstreme si burgu”