Ikja e shqiptarëve nuk është më thjesht një zgjedhje individuale për një jetë më të mirë. Ajo është kthyer në një fenomen me pasoja të thella demografike, ekonomike dhe shoqërore. Ende Shqipëria po zbraset – emigracioni plaga që nuk po mbyllet…
Prej më shumë se tre dekada Shqipëria po përballet me një nga lëvizjet më të mëdha të popullsisë në historinë e saj. Mijëra qytetarë kanë lënë çdo vit vendin, duke kërkuar një të ardhme më të sigurte jashtë vendit.
Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe janë kthyer në destinacione të rëndësishme për shqiptarët që largohen nga atdheu. Emigracioni nuk prek vetëm Ata që largohen, por ndryshon edhe jetën e atyre që mbeten.
Emigracioni nuk mund të ndalet me deklarata publike apo thirrje për patriotizëm.
- 1.6 milionë shqiptarë jashtë vendit, mbi një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar në emigracion.
- Për vitin 2023 Shqipëria rezultoi me 2.402.113 banorë, rreth 420.000 më pak se në vitin 2011.
- Sipas EUROSTAT publikuar në shkurt 2026, rezulton se gjatë vitit 2024-2025 emigruan 18.300 të grupmoshave 15-29 vjeç.
- Për vitin 2024, emigruan 44 mijë drejt BE-së, ku 62% e emigrantëve ishin nën 35 vjeç.
Të rinj të grupmoshës 25-29 vjeç emigruan gjatë vitit 2024 , sipas EUROSTAT, ndërsa INSTAT regjistron se nga viti 2011 deri në 2024 popullsia e grupmoshës 0-29 vjeç u tkur ng banorë me rënie 44a rreth 1.365.00 në 764.000 banorë me rënie 44%
Sot Shqipëria ka nevojë për një politikë te re ndaj këtij fenomeni. Nuk mund të flitet për kthimin e emigrantëve, nëse nuk krijohen kushte që Ata të mos largohen.
Pas çdo shifre emigracioni qëndron një histori njerëzore, një prind që largohet për të ushqyer damiljen, një i ri që kërkon mundësi, një student që nuk sheh të ardhme në

