Erdogan veto SHBA: Nuk ju kthejme asnje terrorist në qoftë se ju nuk e dorëzoni Giullen

Rajoni

Turqia nuk do të lëshojë asnjë te dyshuar për Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk do të dorëzojë Fateluh Gullen, ish-predikues, të cilin Ankara akuzon për orkestrimin e grushtit të dështuar në vitin 2016, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Aktualisht ju kemi dhene 12 terroristë nr SHBA, por ata nuk na kanë dhënë personin që duam. Ata po nxisin justifikime të ndryshme nga askund, “ tha Erdogan përfaqësuesve të zgjedhur lokal në një konferencë të mbajtur në pallatin presidencial në Ankara.

Nëse nuk na dorëzon tek ne (Gullen), atëherë na falni, por tani e tutje, kur ju kërkoni një terrorist tjetër, për sa kohë që unë jam në presidencën e vendit, nuk do t’jua japim “, paralajmëroi ai