Greqi / 11,986 raste të reja, 356 të intubuar dhe 48 vdekje

Greqi

Të dielën, më 13 mars, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi për 11,986 raste të reja me Covid-19 në Greqi. Njëkohësisht, sipas informacioneve janë të intubuar 356 pacientë, ndërsa janë shënuar 48 vdekje të reja.

Kujtohet se pjesa më e madhe e incidenteve të regjistruar deri më tani brenda një dite janë shpallur të martën, më 4 janar 2022, ku në një 24 orë janë evidentuar 50,126 raste. Gjithashtu, numri më i madh i vdekjeve nga virusi në një periudhë 24-orëshe është shënuar ditën e shtunë, më 14 dhjetor 2021, ku vdiqën 130 pacientë.