E ndoqi nga mbrapa dhe e qëlloi me armë se nuk i çoi kafen në shtëpi.
Policia greke sot ka arrestuar shqiptarin, i cili më 14 gusht qëlloi me armë ndaj një shpërndarësit të shërbimit ‘delivery’, pasi ky i fundit refuzoi t’ia çonte kafen e porositur në banesën e tij.
Në fakt, shqiptari kishte kryer një porosi online dhe kur shpërndarësi i erdhi tek banesa, ai i hodhi nga ballkoni çelësat dhe i kërkoi që t’ia sillte porosinë lart.
Shpërndarësi po me origjinë shqiptare nuk pranoi dhe aty nisi debati mes tyre.
Punonjësi u kthye në dyqanin ku punonte, ndërsa shqiptari e ndoqi së bashku me dy shokët e tij.
Kur e pa shpërndarësin, shqiptari nisi të qëllojë me armë, teksa nuk pati të lënduar.