Greqi /Bie në pranga shqiptari, boshatisi vilën e një biznesmeni francez, makinë, motorr dhe pajisje elektronike.

Greqi

I kishte bërë gati për ti çuar në Shqipëri…por nuk mundi pasi u prangos nga policia greke.

Vila e një biznesmeni francez është “zbrazur” në Nydri të Lefkadës, në natën e ndërrimit të viteve, nga një hajdut i shënuar shqiptar, sipas informacioneve të “Law and Rend”.

Shqiptari 30-vjeçar është futur në rezidencën luksoze, mbrëmjen e së premtes, duke hapur një dritare në katin përdhe. Vila në resortin turistik ishte mbyllur pasi pronari i saj ndodhej jashtë vendit. 30-vjeçari ka gjetur çelësat e vilës dhe garazhit brenda shtëpisë.

I pashqetësuar për orë të tëra ai kërkoi të gjitha vendet, hoqi pajisjet elektrike dhe elektronike, patinat elektrike, motorin me kapacitet të madh, të cilin e ngarkoi në xhipin e pronarit që gjeti në garazh dhe u zhduk në errësirë. Në mëngjesin e Vitit të Ri, kujdestari, kur vizitoi shtëpinë, zbuloi vjedhjen e madhe

Menjëherë është mobilizuar Sigurimi i Lefkadës, që më pas ka arrestuar shqiptarin në orët e para të së martës (4/1), në afërsi të Filippiadës, duke u nisur me makinën e vjedhur dhe një pjesë të elektroshtëpiake drejt Shqipërisë. Shqiptari ka bashkëpunuar me policinë dhe ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur motorin e biznesmenit francez.

Të gjitha vjedhjet i janë kthyer pronarit të tyre. 30-vjeçari është dërguar në Prokurori.