GREQI / Coronavirus: 32,694 raste të reja, 80 vdekje, 640 të intubuar

Greqi

Sot, e martë 11 janar, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 32,694 raste të reja me Covid-19 në Greqi. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve janë të intubuar 640 pacientë, ndërsa janë shënuar 80 vdekje të reja.

Rastet e reja të konfirmuara të regjistruara në 24 orët e fundit janë 32694, nga të cilat 63 janë evidentuar pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1.568.215 (ndryshim ditor + 2.1%), nga të cilët 49.9% janë meshkuj.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 80, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 21.559 vdekje. 95.1% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.