Çdo vit rreth ka 650 të vdekur nga aksidentet e trafikut. Shkaku kryesor mbetet mosndëshkimi. Gjobat e vendosura janë minimale në lidhje me shkeljet e Kodit të Qarkullimit Rrugor, por kjo i përket të kaluarës.
Qeveria për të ulur në minimum aksidentet ka masa me miratimin e një ligji të ri me gjoba, heqje patente dhe me burgim.
Ligji i ri 5090/2024, i cili ka hyrë në fuqi, sjell ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal të Greqisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve në trafik.
Këto ndryshime përfshijnë dënime më të ashpra për shkelje të rënda të Kodit të Qarkullimit Rrugor (KQD), siç është drejtimi i rrezikshëm i automjeteve.
Ndryshime të mëdha në Kodin Penal
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është futja e “Nenit 290A”, i cili përcakton “drejtimin e rrezikshëm” si sjellje që rrezikon seriozisht jetën ose shëndetin e njerëzve. Shembuj të sjelljeve të tilla përfshijnë shpejtësinë, drejtimin nën ndikimin e alkoolit ose drogës, shkeljen e sinjaleve të trafikut dhe veprime të tjera që kërcënojnë sigurinë publike.
Dënimet për ngarje të rrezikshme janë forcuar dhe përfshijnë:
Gjobat financiare: Gjobat fillojnë nga 2,000 € për shkeljen e parë dhe mund të shkojnë deri në 10,000 € për shkelje të përsëritura.
Dënimi me burgim: Në rastet kur drejtimi i rrezikshëm rezulton në aksident me lëndime të rënda, dënimet me burg janë nga 1 deri në 5 vjet.
Heqja e patentës së shoferit: Patenta e shoferit mund të hiqet për një periudhë nga 6 muaj deri në 5 vjet, në varësi të peshës së shkeljes.
Këto ndryshime synojnë të reduktojnë aksidentet në trafik dhe të rrisin sigurinë rrugore. Gjithashtu, ata kërkojnë të ndërgjegjësojnë drejtuesit e mjeteve për pasojat e shkeljeve të tyre, duke i bërë rrugët më të sigurta për të gjithë.
Si përfundim, kombinimi i ndëshkimeve më të rrepta dhe promovimi i përdorimit të automjeteve më të reja është një hap gjithëpërfshirës drejt reduktimit të aksidenteve në trafik dhe rritjes së sigurisë në rrugët greke.