Greqi/ K. Mitsotakis: Rritja e pagës minimale që do të hyjë në fuqi nga 1 maj.

Greqi

Masa të synuara për të mbështetur qytetarët , për aq kohë sa do të zgjasin trazirat në tregun e energjisë, ka bërë të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë në TV SKAI transmetuar sot mëngjesin e së shtunës.

Në të njëjtën kohë, ai shpreh optimizmin e tij se nga maji është i mundur de-përshkallëzimi. Ai njofton gjithashtu se “qëllimi im është që kontributi i solidaritetit në vitin 2023 të jetë një gjë e së kaluarës për çdo greke dhe çdo grek” dhe se rritja e pagës minimale që do të hyjë në fuqi nga 1 maji do të jetë e rëndësishme.

Lidhur me masat mbështetëse gjatë krizës energjetike kryeministri i Greqisë u shpreh:

“Ne do të vazhdojmë ta ofrojmë këtë mbështetje për aq kohë sa të zgjasë kjo trazirë në tregun e energjisë, e cila shpresojmë të jetë e përkohshme. E keni parë që ministri ka shpallur masat për muajin shkurt. Ai shpreh edhe optimizmin e tij se nga maji mund të shihet një de-përshkallëzimi”

Midis të tjerave Ai  shpjegon: “Dikush do të më pyesë pse shkojmë muaj pas muaji. Është një çështje teknike që duhet të shohim çdo muaj se cilat janë vlerat kufitare të sistemit që të synohet subvencioni ynë. Do të ketë mbështetje si në mars ashtu edhe në prill dhe tani shpresojmë që nga pranvera të ketë një ulje të ndjeshme të çmimeve të energjisë. Politika e kësaj qeverie është për masa të përhershme, por unë do të insistoj që zbatimi i buxhetit të jetë prioritet i panegociueshëm dhe nëse . Ne do ta bëjmë të përhershëm heqjen e kontributit të jashtëzakonshëm të solidaritetit, në një moment kjo do të zbatohet për të gjithë në vitin 2023. Synimi im është që kontributi i solidaritetit në 2023 të jetë një gjë e së kaluarës për çdo grua greke dhe çdo grek”.

Lidhje me rritjen e pages kryeministr tha se:

“Në 1 maj do të ketë rritje të ndjeshme të pagës minimale. Unë nuk mund t’ju them se sa. Rritja e pagës minimale, megjithatë, do të jetë shumë më e madhe se rritja prej 2% që kemi dhënë, që është një rritje e vogël. Dëshira ime është të shkojmë aq larg sa të përballojnë mundësitë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.