Greqi: Në pranga 2 shqiptarë, policia i gjen në gomën rezervë 12.5 kg drogë dhe armë.

Greqi

Një sasi kanabisi prej 12.5 kg u gjet nga oficerët e policisë të Antidrogës së Prokurorisë në Selanik, ndërsa dy trafikantë shqiptarë u arrestuan dje me akuzën  për shkelje të Ligjit për substanca droge, për mbajtje arme dhe hyrje të paligjshme dhe fallcifikim leje qendrimi.

Në kuadrin e një operacioni policor dje në mesditë në qendër të qytetit, u krye nga policia një kontroll në një veturë në të cilën gjendeshin dy shqiptarët, ku u gjetën dhe konfiskuan:

• 12 pako me kanabis të papërpunuar me një peshë gjithsej 12 kg dhe 537 gram, të cilat ishin fshehur me kujdes në një gome (rezervë),

1 pistoletë, 2 karikatorë me 31 fishekë,leje drejtimi automjeti fallco si dhe leje qendrimi te fallsifikuar, 3 telefona celularë, të cilat ai i përdori për transaksionet e tij të paligjshme.

Vlen të përmendet se, kundër njërit prej të arrestuarve, qendronin 2 aktgjykime në pritje për veprat e vjedhjes, me të cilën ai u dënua me një dënim me burg të përgjithshëm prej 5 vjet dhe 18 muaj.

Dy shqiptarët janë derguar në prokurorin e qytetit te Selanikut.