Greqi : Plas sherri në familje shqiptare, shkon policia dhe arreston 40-vjeçarin pasi ishte në kërkim për trafikim droge

Greqi

Një sherr brenda në një familje mes një çifti shqiptar mobilizoi forcat e policisë dhe me momentin e sjelljes së tyre në komisariat, për dhunën e bashkëshortit shqiptar doli se policia e Sigurimit e kërkonte atë për trafik droge.

Paraditen e së shtunës (05/02-10.30) disa forca të policisë së Pireus, ka shkuar në një incident familjar mes një çifti shqiptar në banesën në katin e 2 të një pallati në zonën e Rentit. Në prani të Policisë, 40-vjeçari është gjendur me një shufër metalike në dorë dhe është urdhëruar nga policia për ta vendosur në dysheme. Çifti shqiptar, 40-vjeçari dhe gruaja 32-vjeçare, u dërguan në Departamentin e Policisë së Nikaisë në Agios Ioannis Rentis.

Megjithatë, 40-vjeçari shqiptar me iniciale S.L, i cili më pas u konstatua se kishte një leje qëndrimi të ligjshme, tre ditët e fundit ishte vene nen vezhgim nga Sigurimi i Nikeas pasi kishte informacione për të, se trafikonte dhe tregtonte kokainë dhe kanabis në Athinë dhe në Pire.

Policia e Sigurimit kërkoi që të kontrollohej 40-vjeçari shqiptar, ndërsa e shoqja 32-vjeçare i informoi për aktivitetet e paligjshme të bashkëshortit të saj. Vetë ajo drejtoi policinë në banesën e katit të 2-të në zonën ku banonte çifti dhe u zbuloi se në një dollap në ballkon dhe një dollap i brendshëm kishte fshehur 260 gr kokainë dhe 2 kg hashash dhe një peshore precize. Shqiptari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur procedim. Ai ka refuzuar të jap shpegim dhe është arrestuar.

Burimi: Nantia Report.gr