Greqi: Rekord i trishtuar me 6700 raste të reja dhe 470 te intubuar…

Greqi

Nga 434 të intubuar  370 janë të pavaksinuar  dhe 59 vdekje të reja në 24 orët e fundit .

Sot një rekord të ri negativ të infeksioneve. Rastet e reja të konfirmuara me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 6.700, nga të cilat 16 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 754,451 nga të cilët 50,8% janë meshkuj.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 59, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 16.050 vdekje. 95.4% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.