Sipas statistikave më të fundit në dispozicion, korrik 2024, 839,519 emigrantë të ligjshëm, nga të cilët 73,450 janë refugjatë, 480,014 me leje qëndrimi të vlefshme, nga të cilat 57.9% u përkasin shqiptarëve, 6.2% kinezëve dhe 4.4% pakistanezëve.
Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj.
Këtij numri i shtohet edhe një kategori shtetasish që kanë emigruar nga Shqipëria vite më parë, pjesëtarë të pakicës greke, që qëndrojnë në Greqi me një status të vecantë, atë të “homogjenit” dhe përbëjnë rreth 70% të kësaj kategorie emigrantësh që në total në Greqi në vitin 2024 ishte 20 mijë e 557 persona.
Ndërkohë në dhjetor të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare greke, regjistroheshin 285 mijë e 842 shtetas shqiptarë në Greqi, që përbënin 60,5% të të huajve me qëndrim të rregullt.
Në tre vitet e fundit (2021-2024 ) ka nje rënie të ndjeshme nga 435.6 mije që ishin ne vitin 2021, numri ra në 275.6 mijë shqiptarë për vitn 2024.
Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi vit pas viti ka shënuar rënie.
Në dhjetor të vitit 2021 në Greqi regjistroheshin 435 mijë e 642 shtetas shqiptarë me lejeqëndrimi të rregullta të cilët përbënin 62,8% të të huajve të parregullt. Një pjesë e emigrantëve shqiptarë në këtë periudhë nisën të zhvendoseshin masivisht nga Greqia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe për shkak të krizës ekonomike greke.