Një projekt që gjen zbatim për te tretin vit rashazi në sherbim të emigrantëve në skajet më të largëta të Greqisë
Më në fund kohët e fundit duket se Ambasada Shqiptare ka gjetur vetvetën dhe ndodhet atje ku është problemi i badhkëatdhetarve tanë, kjo falë punës së mirë të gjithë stafit dhe ambasadores sonë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishujt 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth.
Një shërbim që u ka lehtësuar shumë në udhetimet dhe në radhët e gjata për të aplikuar emigrantëve të këtyre ishujve.
Lidhur me këtë Ministria e Jashtme bën të ditur se 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga bebe të porsalindura e deri te personat në moshë të thyer, kanë përfituar shërbimin, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta.