Për shqiptarët në Greqi : Dorëzimi i deklaratave tatimore është shtyrë deri më 31 korrik

Ekonomi Greqi

Dorëzimi i deklaratave tatimore të vitit 2023 shtyhet deri më 31 korrik 2023, sipas një vendimi të firmosur nga zëvendësministri i Financave, Apostolos Vesyropoulos.

Në njoftim thuhet:

“Kujtohet se pagesa e këstit të parë të tatimit mbi të ardhurat duhet të bëhet brenda datës 31 korrik. Qeveria, duke ndjekur vazhdimisht një politikë tatimore me karakter social dhe zhvillimor, zgjeron afatin kohor për paraqitjen e deklaratave të tatimit mbi të ardhurat, në mënyrë që të lehtësojë të gjithë qytetarët grekë që të jenë në përputhje me detyrimet e tyre”.