GREQI / SHQIPTARI PËR 16 KG HASHASH PO VUAN 25 VITE BURG – 55% TË DËNUARVE JANË TË HUAJ.

Greqi

Shaban Veizi, 54 vjeç babai i dy fëmijëve është dënuar me 25 vite burg pasi është kapur me 16 kg lëndë narkotike hashash dhe po e vuan dënimin e tij në burgun e Xanias/Krete në Greqi.

Ai vuan dënimin që nga viti 2002 duke provuar qeli në 12 burgje.

Në Gjykaten e Shkallës së Lartë atij nuk ju dha avokate dhe as përkthyes dhe procedura mbaroi me pak se 5 minuta, duke lene ne fuqi dënimin me 25 vite burg.

Të huajt në këtë vend mund te zenë rreth 8% të gjithë popullsisë, ndërsa në burgje 55% të dënuarve janë të huaj.

Konkretisht…

Sot sipas gazetës PROTO THEMA, më shumë se 55% e të burgosurve në burgjet greke janë të huaj.

Sipas gazetës Zougla.gr, publikon një njoftim nga Këshilli i Evropës ku ka informuar se Komiteti Kundër Torturës i Këshillit të Evropës (CPT) zhvilloi Bisedime të Nivelit të Lartë në Greqi për reformën në burgje.

Bisedimet u zhvilluan më 23-24 tetor me ministrin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë dhe zyrtarë të lartë përgjegjës për çështjet e burgjeve ku fokusuan në shqetësimet serioze të vazhdueshme të Komisionit për mangësitë themelore në trajtimin dhe kushtet e paraburgimit të të burgosurve në burgje.

Delegacioni pati edhe një shkëmbim me Avokatin e Popullit, Andreas Pottakis dhe ekipin e tij. Delegacioni i KPT-së drejtohej nga Alan Mitchell (President i KPT-së) dhe përfshinte Elsa Bára Traustadóttir (Komisioner) dhe Hugh Chetwynd të Sekretariatit të KPT-së.

Dhunimet dhe keqtrajtimet ndaj shqiptarve janë të shumta ku dhe jane trajtuar ne mediat shqiptare.

Por…

Në 34 burgjet e këtij vendi ndodhen te denuar nga 100 vende te ndryshme, ku midis tyre vuajnë denimin rreth 1200 shqiptarë të dënuar me vendim te gjykates, ndërsa rreth 400 te tjerë në paraburgim ne pritje te vendimeve te gjykatave.

Kujtojmë se në këto burgje në mënyra të ndryshme kanë humbur jeten 77 shqiptarë.

Lidhur me këto interesimi i shtetit shqiptar si denohen apo vdesin shqiptaret në burgjet e Greqisë gjate tre dekadave te fundit ka qenë ZERO.