Greqi / Të denuarit shqiptarë: Kerkojmë ndihmën e BE-së, vendi yne na ka shitur…!

Greqi

Shpëtim Zinxhiria /

Nuk ka ditë që nga burgjet e Greqise nga biseda me shqiptarë të ndigjojë histori nga më të ndryshme, nga më të pabesueshmet. Biseda që dalin nga thellësitë e qelive të burgjeve të një sistemi që për këta të dënuar po i kalb me pa të drejtë. dënime astronomike që u jepet shqiptarëve që padyshim duhet të futen në “Librin e Madh te Ginës”.

Sa do të fortë ta kesh zemrën kur ndigjon nga goja e tyre padrejtësitë që u bëhen thyesh dhe pyet veten përse vallë ndodhin këto?

Sot nga biseda që pata me të dënuar në burgjet e këtij vendi mësova se shumë prej tyre denohen pa fakte, pa deshmimtare dhe pa avokatë. Nuk u lejohet te flasin ne gjyqe, pasi ne vend te dëshmimtareve mjaftojnë akuzat e vetme te policisë, pra gjykata merr për bazë atë qe shkruan policia pa ndigjuar zerin e tyre. Ketu esht ngritur nje sistem qe te kalbë shqiptarët në burgje. “U lirova nga burgu dhe sapo u hap dera e jashtëme më derguan përseri në burg me një akuzë për vjedhje ne një kohë që isha ne qeli.. Këtu të dënojnë pa fakta, pa deshmimtare dhe ne mungese te tyre marrin theniet e policisë për bazë. Nuk na japin leje që na takon pasi jemi shqiptarë. Kërkojmë ndihmën e Bashkimit Evropian për të parë si na trajtojnë dhe na denojnë. Ne nuk kemi shtet ai na ka shitur. Po vuaj denime per vepra qe nuk i kam bërë. Te vi BE te shohi se si vdesin dhe vriten shqiptarët”, shprehet një 54-vjeçar që vuan dënimin prej më se tre dekadash

“Kam kerkuar qe ne gjyqe te kete përfaqesi nga shteti shqiptar, te ketë media shqiptare për te parë si i dënojnë shqiptarët”, thotë një tjetër nga burgu i Hanias. Për këtë kërkesë pata sot edhe një bisede telefonike me drejtorin e Përgjithshme të Policsë Shqiptare të cilit i transmentova kërkesën e të dënuarve shqiptarë që në këto gjyqe te kete përfaqësi nga shteti shqiptar (polici kontakti) po ai me tregoi se kërkesa duhet bërë në Ambasaden tonë ose në MPJ të Shqipërisë.

Një tjetër i dënuar me 700 vjet burg më tha se “këtu të japin dënime si ne asnjë vend tjetër tha se jemi dinosauer apo të pavdekshëm. Njeriu nuk rron 100 vjet dhe këta te japin denime me shekuj sa edhe shqiponja nuk rron aq gjatë…shteti shqiptar hesht. Unë u arratisa para një jave por më kapën prape, po unë prapë do të arratisem”

Theksohet se në 17 muajt e fundit kane gjetur vdekjen 11 shqiptarë…