Greqi: Trazira në burg, shqiptarët nuk hyjnë në qelitë e tyre

Greqi

Sipas raportit të LamiaReport, problemi është në krahun e godinës G2 të burgut Domoko, ku ka të burgosur shqiptarë dhe arabë, shumica me vepra penale të rënda.

Në mesditë të burgosurit refuzuan të hanë dhe më pas refuzuan të hynin në qelitë e tyre.

Informacionet e LamiaReport thonë se një arsye është se një të burgosuri shqiptar i është “prerë leja” për të parë familjen e tij, ndërsa një tjetri i janë gjetur dhe konfiskuar një celular dhe dy thika të mëdha të improvizuara.

Kujtojmë se pak ditë më parë nuk është kthyer nga leja një 48-vjeçar shqiptar me denime të rënda, anëtar i një organizate kriminale, i cili është akuzuar për disa vrasje, drogë dhe krime të tjera të rënda. Një leje që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Në burgje ka trazira dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë për përforcim me forcat e policisë.