GREQI / Vëllezërit nga Shqipëria goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre në Kos.

Greqi

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme

Ngjarrja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në ishullin Ko. Policia vendase ka bërë të mundur që një nga dy vëllezërit nga Shqipëria që kishin sulmuar me thikë një bashkatdhetar në Mastichar të Kos, është arrestuar pasditen e së dielës vonë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme, pasi viktima ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se çfarë i parapriu sulmit që mori nga dy vëllezërit.

Falë reagimit të menjëhershëm të të gjitha shërbimeve të Policisë, njëri nga dy autorët u gjet, u arrestua dhe u referua në Prokurorinë e Rrethit me çështjen e ngritur ndaj tij për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. Për bashkëpunim në këto krime akuzohet edhe vëllai i tij në kërkim.