GUXO TË ËNDËRROSH

Kulture

Nga ODISE PLAKU /

Guxo të ëndërrosh dhe kur nata është terr,

kur bota këmbadores pa mëshirë të merr.

Kur rrugët të duken pa fund e pa dritë,

kur vdekja i rri jetës si i pabesi në pritë.

 

Guxo të ëndërrosh si fëmijët e vegjël,

që besojnë në flutura, ngjyra edhe qiell.

Mos ki frikë nga bubullimat që kërcasin motit,

mos e mbyt ti veten në liqen të lotit.

 

Guxo të ëndërrosh edhe kur nuk mundesh,

kur si direku anijes nëpër dallgë ti tundesh.

Një ëndërr e vogël mban zemrën gjallë,

një hap i guximshëm shpirtin të ringjall.

 

Guxo të ëndërrosh dhe në dritë të syrit,

kur fryma të ndalet në gurin e murit.

Se në secilën ëndërr fshihet një stinë,

në secilën stinë një botë që rilind