Poezi nga ODISE PLAKU /
Hape zemrën, si nënat hapin dritaret,
që me ditë të re të mbushej jeta jonë.
Hape zemrën, si e ujshmja portë drite,
të vërshojë dashuria pa frikë, pa kufij.
Hape zemrën, si petale e një lule mëngjesi,
ku vesat shkëlqejnë nga drita e diellit.
Si era, që këndon ndër degëzimet e lisit,
le të fryjë brenda teje një frymë mirësie.
Hape zemrën dhe dëgjo tingujt e shpirtit,
atë ritëm të heshtur, në botë të pafundësisë.
Ndoshta janë fjalët, që kurrë as vetes s’ia the,
janë ëndrrat, që presin mbi kurm të flenë.
Ti, njeriu im, mos prit, mos hezito, mos ndalo,
një zemër të hapur kurrë mos e lëndo.
Nëpër stuhi dhe qetësi, në xhelozi dhe dashuri,
çdo plagë do të bëhet urë,
çdo dhimbje një këngë që të shëron.