KOALICION ME RAMËN PËR INTEGRIMIN NE BE? JA SI PËRGJIGJET BERISHA

Politika

Sali Berisha mohon mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit. I ftuar në ”NOW me Erla Mehillin”, kreu i PD tha se nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë. ”Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në”,-tha Berisha.

Duke iu përgjigjur moderatores që e pyeti në lidhje me premtimet e PS-së, të cilat ai i cilëson si kopje të programit të PD-së, se nëse po krijohen kushte për një qeveri të përbashkët PS-PD, Berisha po ashtu e mohoi kategorikisht një koalicion me PS-në.

”Nuk mund të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën, këtë e them me bindjen absolute”, u shpreh Berisha. Sa i përket drejtësisë, ai tha se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.