Avokat EDMOND PETRAJ /
Thonë se kemi një draft të ri Penal moderne, europian, vizionar.
E keni lexuar draftin?
Mos e bëni këtë gabim! Nuk është për njerëz me nerva të dobëta.
Është një përzierje midis fjalorit juridik, poezisë absurde dhe manualit “Si të tallësh qytetarin”.
Thuhet që ky kod i ri do luftojë krimin në fakt i hap dyert krimit, mbyll derën qytetarit dhe e detyron avokatin të bëjë akrobaci me nene që s’i mbajnë as dy fjalë rresht.
Autorët?
Një tufë “ekspertësh” që s’e kanë hapur një çështje penale në sallë gjyqi, por e dinë mirë si bëhet një tender për konferenca.
Të vetmit që mbeten në fushë janë qytetarët — që rrinë në rradhë për drejtësi dhe avokatët që thithin aspirina në vend të kafesë, nga halli si ta përkthejnë këtë mishmash në mbrojtje reale.
Në të vërtetë kemi një estradë të re ku viktima mbetet e njëjta: qytetari që pret drejtësi dhe avokati që mbron atë drejtësi në një sallë ku ligji duket si shaka.
Ndaj, mos na tregoni reforma me broshura. Tregoni kur do shkruani një ligj që i mbron njerëzit, jo interesat.
Sepse ky draft, as është modern, as është Penal është vetëm qesharak.
Dhe këtë herë nuk qeshim ne.