Nga LUAN PACANI/
Në 03/09/2025, Parlamenti grek miratoi me shumicën e votave të Partise Konservatore (ND)të kryeministrit Micotakis, mbeshtetur nga Partia nacionaliste “NIKI”,si dhe të deputetëve të pavarur të ekstremit të djathtë,një tjeter ligj diskriminues për emigrantet në Greqi.
Ky ligj e vështirëson akoma më tepër politikën e emigracionit në Greqi,duke krijuar pengesa të reja,politika ndëshkuese,penalizuese e diskriminuese.
Qëndrimi i shtetasve te vëndeve të treta në Greqi,që janë pa leje qëndrimi përbën vepër penale dhe dënohet nga 2-5vjet burg.
Ligji parashikon kthime të detyruara për azil kërkuesit e refuzuar ,e nese ata refuzojnë të kthehen në vendet e tyre dënohen me burgim.
Pamvaresisht kundërshtimeve të Avokatit të Popullit ,Komisionerit të larte per refugjatët,unionit të prokurorëve e gjykatësve administrativë, të organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut , si dhe kundërshtimit të ashpër në Parlament nga PASOK,dhe gjithë partive e majta ky ligj u miratua. Partia Socialiste Greke ( PASOK) e cilësoi një ligj të palishmën,kaotik që nuk duhet zbatuar,ndersa Partia Komuniste ( KKE)e cilësoi nje ligji racist e të turpshëm për një vënd të BE. Ligji parashikon 3 vjet burg per të huajt që u eshte lëshuar urdhër kthimi dhe që kthehen perseri pa dokumenta në Greqi. Kriminalizimi dhe penalizmi i mungesës së lejes së qëndrimit në Greqi ,që në shumicën e rasteve nuk eshtë per faj të emigrantëve,kërcënon dhe emigrantet shqiptare qe punojnë e jetojnë këtu.
Ligji vjen 2 muaj pas pezullimit të kërkesave për azil të mijra emigranteve nga vëndet e Afrikës së Veriut që zbarkuan në ishullin e Kretës kohët e fundit.