Greqi / Mbyllet stacioni i trenit në Nea Jonia pas kërcënimit për bombë

Greqi

Është mbyllur përkohësisht stacioni i ISAP-it në Nea Joni, pasi një person i panjohur ka telefonuar për të vendosur një bombë.

Me urdhër të policisë, stacioni në Nea Joni është mbyllur, pasi në orën 12:36 një person i panjohur ka telefonuar në urgjencën 100 dhe ka paralajmëruar vendosjen e një bombe në stacionin e ISAP-it.

Ai madje dha një afat kohor prej 45 minutash.

Trenat janë ndalur dhe po kontrollohen.