MODESTIA IME

Greqi

Poezi nga AGIM BASHA /

MODESTIA IME

Ti je guximi im i pa skaj

mendimi i mençur që më ndjek kudo

Modestia ime e sjelljes dhe harmonisë

Bukuria që kurrë nuk iken a shkon.!

 

Ti je një thesar i dijes

ti je kitara që nuk e mësova dot

të kendoja ndonjë këngë.

Vetmisë për shoqëri ti sillja miq, dhe shok.

 

Ti je një fanar i ndezur

Semafor që ndriçon në kryq udhë.

Diogjen që lashtësisë time i sigurtë ecën

dije që të besoj në çdo periudhë

 

Aristokrate, e heshtur, që skuqesh prej gabimit

siç bëje në klasën e parë.

Unë me ty, kurrë nuk ju dhashë dëshpërimit.

Ti je kusht i panegociueshëm,

dhe them zë lartë:-modesti.!

Fat im i mbramë.!