Nga AGIM BASHA
Ti je guximi im i pa skaj
mendimi i mençur që më ndjek kudo
Modestia ime e sjelljes dhe harmonisë
Bukuria që kurrë nuk iken a…shkon….!
Ti je një thesar i dijes
ti je kitara që nuk e mësova dot
të kendoja ndonjë këngë.
Vetmisë për shoqëri ti sillja miq dhe shok.
Ti je një fanar i ndezur
Semafor që ndriçon në kryq udhë.
Diogjen që lashtësisë time i sigurtë ecën
dije që të besoj në çdo periudhë.
Aristokrate, e heshtur, që skuqesh prej gabimit
siç bëje në klasën e parë.
Unë me ty, kurrë nuk ju dhashë dëshpërimit.
Ti je kusht i panegociueshëm,
dhe them zë lartë:-modesti…!
Fat im i mbramë.!