Poezi nga AGIM BASHA/
Shpesh, ndjej se më mungojnë arsyet e gëzuara…
dhe fundjava shkon si sahat
sigurisht që më ndodh të jem duke kërkuar motive egzistenciale
përshembull se, në fshat kam munguar prej kohësh…
dhe s’ di çfarë bëhet me pleqt e çdo më halle,qyqet a u kthyen prap…?!
Qershitë, sigurisht që janë bërë…
Edhe zerdelitë besoj se janë nxirë…..
Dielli që nga maja e limorit,pusi i borës a bunaçet…
E di,edhe tek shtëpia jonë e vjetër, bën sehir….
Në fakt, jo, se kam harruar zakonin e lashtë
të leximeve mbi librat dhe patjetër filxhanin e kafesë,
rit i lashtë… që më ka mbetur në mendje, ç’prej rinisë….
Rit që edhe pas mua, sigurisht edhe për shekuj nuk do të vdesë….!
Pleqtë me cigaret e dredhura duhan të rëndë
me hapin e matur dhe të vonuar….
gjithmonë do të rregullojnë një gardh a ledh,
një mur të rrëzuar…
Por gjithsesi,tespihet dhe një bastun do kenë nëpër duar…..!
Historitë e vjetra, nuk do mungojnë gjithsesi….
veçse…unë kam kohë që si kam dëgjuar
për të mijtën herë pyes për ritet pagane
baladën e Dhoqinës, këngën e Komitës…
ritin për ison, këngën dhe polifoninë….
Dhe patjetër truke të tjera labe……!
Nuk e harroj dot festën e Panit,
mbrojtësin e staneve, barinjve dhe kopesë….
si fluiditet ka ardhur, si tingull, a si u përcoll nëpër gjak…
yjësi Plejadash, mbase simfoni e hershme
gjithsesi ndër ta… erdhi të mbetet
tek ne,në konak.!