Nga sot, Amerika i hap “dyert” shqiptarëve

Politika

Duke nisur nga sot zgjatet afati i vizës me 10 vjet për shqiptarët të cilët duan të ikin në SHBA për turizëm dhe biznes.

Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili bën me dije se vajza e parë shqiptare mori sot vizën amerikane me vlefshmëri 10 vjet.  “Lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Shqipërisë. Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA”, shkruan Rama.