OFSHAMË NËNË !

Kulture

Poezi nga MIRANDA TROCI DERTI /

Bir vëre dorën në gjoksin tim lutem veç një herë.

Ndjeje shpirtin ç’duf e ç’ofshamë nxjerrë.

Kjo zemër që të dha jetë e lëshon furi.

Ajo shpirtin për ty lë o bir këtë ty se di.

 

Aty në gjoksin tim rritet për ty gjithmonë dashuri.

Në prehrin tim bir gjen ngrohtësi.

Brenda shpirtit tim vlon ofshamë sa herë ndjen mërzi.

Nëna të jep qetësi hyjnore deri në përjetësi.

 

Biri im kur të prekë nëna të ka prekë zoti.

Më i rëndë në këtë jetë është ofshama e loti.

Ma ndjej dhimbjen biri im të të japë bekimin.

Përqafim yt është parajsa e shpirtit..

 

Ofshon shpirti i rënduar nga trishtimi lëshon dufmë.

Etjen e mallit që s’iu shua kurrë.

Mërzi e hidhërimi i saj që asnjëherë s.qetësohet.

Çdo herë përmend emrin tënd deri në asht trazohet..

 

Mos bir bërtet shpirti i saj për të mirën tënde.

Përjeton ditët e errëta vuan bashkë me ty.

Rënkimet e ditëve saj mbajnë ofshamë nëne.

Edhe shpirtin tu e dhanë ajo thërret bir.