“Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund të vrasin armikun tuaj. Me votim mund të vrasin të ardhmen e fëmijëve tuaj. ” Abraham Lincoln. Pothuajse kemi hyrë fazën për zgjedhjet lokale. Edhe këtë radhë Oligarkia ambicioze e partive të mëdha janë duke luftuar me mënyra nga më të ndryshme, për të shërbyer më mirë objektivave e elitave për komunitetet lokale në këmbim të përfitimeve të ndryshme personale. Edhe këtë radhë Oligarkia që po mban peng Demokracinë në Shqipëri përmes mesazheve të ndryshme premtuese bëjnë që populli të besojë se ata mund të përmisojnë jetën e qytetarëve në kushtet që përcakton sistemi i ekonomisë kapitaliste të tregut.
Politikanë të përfshirë nga krimi dhe pushteti, po bëjnë çmos që të kapin akoma më shumë pushtet për të qenë sa më autoritarë ndaj popullit në këto zgjedhje te 21 Qershorit. Për nga rëndësia në këto zgjedhje lokale po marrin karakter politik duke anashkaluar parimet demokratike, se pushteti është i ndarë nga shteti. Se bashkia apo një qytet i përket të gjithë banorëve me sekte të ndryshme politike dhe jo vetëm njerëzve të një partie. Praktikish ligjet në Shqipëri janë miratuar për të kundërtën kur autoritetet komunale ushtrojnë një minimum dhe pjesë praktikisht të parëndësishme të pushtetit, e cila është e koncentruar në thelb në duart e elitës financiare që kontrollojnë ekonominë e tregut dhe elitave politike që kontrollojnë aparatin shtetëror.
Për shoqërinë shqiptare koha po tregon se politika dhe demokracia janë në konkurrencë profesionale të politikës përmes partive në pushtet, të cilët do të menaxhojnë më mirë për këtë apo atë parti. Pra në zgjedhjet vendore është kjo elitë që do të vendosë edhe këtu për fatin e një bashkie apo të nje qytetit, aq sa Vodica 6 km larg qendres së Beratit tashmë sipas hartës gjedhore i përket qytetit të Poliçanit. Kjo praktikë e Oligarkisë nuk ka asgjë të ngashme me parimet demokratike, pasi mohon administrimin e drejtpërdrejtë të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë ato nga vetë qytetarët. Në globalizimin e sotëm të ekonomisë kapitaliste të tregut, fuqia në nivelin politik dhe ekonomikështë koncentruar në duart e kësaj oligarkie që sa po vjen dhe po fuqizohet në emër të demokracisë. Rasti i fundit i deputetit socialist Tom Doshit është një tregues më i qartë i kësaj i kësaj oligarkie në prag të zgjedhjeve.
Oligarkia ka bërë që pushtetin vendor të zgjedhin palët ose personat të cilët thjesht kanë fuqinë financiare dhe ndikimin konsekuent për të “blerë” zgjedhjet e tyre. Edhe pse jemi 4 muaj para zgjedhjeve PS – LSI dhe opozita po tregojnë fytyrën e vërtetë se edhe në këto zgjedhje të ashtuquajtur në parim të drejtpërsëdrejti po diktohen nga parimi politik pëe ti blerë, kundrejt vullnetit të zgjedhësve. Janë këto parti të cilat japin emrat e kandidatëve edhe pse një pjesë aktualisht janë në pushtet, apo me një të kaluar kriminale. Në zgjedhjet vendore mungojnë kandidatë të nivelit të lartë arsimor, intelektual apo docent, pasi janë suprimuar nga politikan sharlatan që librezen e punës e kanë hapur në politike.
Shumica dërrmuese e qytetarëve duke përjashtuar edhe emigracionin mbeten pasiv, pasi shumica pothuajse mekanikisht të votojnë për një kandidat, por në thelb qëndrojnë indiferent për menaxhimin e çështjeve që i përkasin bashkive, pasi kandidati është caktuar jashtë vullnetit të tij. Politizimi i tepërt partiak edhe në zgjedhjet vendore rrit indiferencën dhe një neveri te pjesa më e madhe te qytetarët kur shikojnë këto konflikte partiake. Zëri i tyre është i dobët dhe i parëndësishëm pasi është zëvëndësuar nga disa analistë të përhershëm që përçojnë gjoja zërin e tyre.
Për nga rëndësia ky problem në kuadrin institucional eshte që i bën zgjedhjet e ardhshme të pakuptimta dhe të ngjashme me ato të kaluara, të njëjta sepse duhen bërë, pa patur parasysh edhe pse shkelen parimet demokratike, pasi ndryshon nga ato parlamentare. Ndryshe, këto zgjedhje të drejtëpërdrejta në parim, në çështjen e kuadrit institucional mund të japin hapësirë për një qeveri të vërtetë lokale që në fushën ekonomike, pra demokracia ekonomike dhe vetë-mbështetja lokale, do të krijonte pushtet lokal ekonomik në formë të fuqisë tatimore, si dhe mundësinë e mirëmbajtjes së një sistemi gjithëpërfshirës komunal të mirëqenies, dhe mbi të gjitha, fuqia për të përcaktuar prodhimin vendor dhe asgjësimin e saj përtej opsionet e tregut dhe kapitalit.
Në aspektin politik se demokracisë së drejtpërdrejtë, të gjitha vendimet e rëndësishme duhen marrë nga diskutimet civile në lagje, si dhe takime nëpër fshatra, gjë që kjo as nuk mund të shkojë nëpër mënd dhe jo të gjejë më zbatim në vendin tonë. Zgjedhjet vendore humbën edhe parimin që kreu i bashkisë të zgjidhet nga vendimet e marrë nga kuvendet në fshatra, ku njerëzit takohen ballë për ballë dhe përcaktojnë vetë jetën e tyre, ashtu si në këhët e mëparshme. Është e qartë se këto institucione politike nuk do të kenë kuptim dhe do të jetë plotësisht i shtrembëruar dhe i dobët, nëse sot nuk përmbysin shkëmbimet e ekonomike që lejojnë pabarazi të mëdha midis qytetarëve. Demokracia politike kërkon demokracinë ekonomike. Demokracia në parim është një sistem politik ku pushteti vjen nga populli, ushtrohet nga populli dhe i shërben interesave të popullit dhe fuqia qëndron me popullin. Kjo do të thotë që të jetë një shtet demokratik duhet në disa mënyra për të siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset politike, marrjen e vendimeve dhe proceseve të qeverisjes. Pushteti është në interes të popullit. Kjo do të thotë se institucionet e shtetit që janë organet (qeverisë, parlamentit, etj) duhet të shërbejë për të mbrojtur interesat e të gjithë shoqërisë, dhe jo dikujt jashtë e shoqërisë apo vetëm një pjesë të saj. Që do të thotë se në parim duhet të kërkojë konsensusin më të gjerë të mundshëm, që shumica të mbrojnë interesat e pakicës.