Basha: Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Trump

966

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

“Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, thuhet më tej.

Takimi, Basha e paralajmëroi pak ditë më parë në Korçë teksa u pyet nga një pjesëmarrës në takimin elektoral.

Kryetari i PD-së ka ndërprerë takimet elektorale në vend duke u nisur drejt SHBA-ve.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: