Kryeministri Edi Rama ka treguar se në aeroport kërkohen punonjës.
Sot, në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka ndarë “VIP” në aeroportin “Nënë Tereza”, kryeministri Rama bën të ditur se kërkohen gjithashtu të punësohen të rinj, me paga që nisin në vlerën e 60 mijë lekëve të reja.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron,”- shkruan Rama.