Papandreu : Deportimi i të riut nga Uganda fatkeqësisht vjen nga një marrëveshje që u anullua

Greqi

Lidhur me deportimin e te riut nga Uganda ka reaguar ne rrejetet sociale dhe ish-kryeministri Papandreu duke shprehur indinjaten e tij

Ja reagimi i plotë i tij:

“Saidou Kamara nga Guinea, brenda pak vitesh u bë studente e shkëlqyer në Greqi. Sot ai është në rrezik deportimi. Është një nga rastet e shumta të fëmijëve që mund të kishin një jetë më të mirë në Greqi, diçka që ne u përpoqëm ta bëjmë edhe me ligj, për fëmijët e emigrantëve që mbarojnë Gjimnazin Grek dhe mund të kenë të drejtën të bëhen shtetas grekë ( Ligji 3838 /2010). Fatkeqësisht, ajo marrëveshje u anulua, por Shërbimi i Azilit, siç duhet të bëjë për çdo rast të refugjati veç e veç, duhet t’i japë atij mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë, diçka që Saidou e meriton, siç e dëshmoi ai”, përfundon ish-kryeministri Papandreu