ATHINË / Me shumicë votash, Parlamenti grek ka miratuar amendamenti i Ministrisë së Migracionit, për pezullimin e dorëzimit të kërkesave të azilit për emigrantët që hyjnë në Greqi nga Libia dhe Afrika e Veriut për një periudhë tre-mujore.
Në total, 293 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 177 prej tyre, të cilët përfaqësojnë partitë Demokracia e Re, Zgjidhja Greke dhe disa deputetë të pavarur, mbështetën amendamentin.
Partitë PASOK dhe Niki u deklaruan veten “të pranishëm”, por nuk morën pjesë aktivisht në votim, ndërsa SYRIZA, KKE, Plevsi Eleftherias dhe Nea Aristera e kundërshtuan.
Amendamenti parashikon që:
-Përdoruesit e mjeteve lundruese që hyjnë në Greqi në mënyrë të paligjshme nga Afrika e Veriut, do të kenë pezulluar mundësinë për të kërkuar azil. Ata do të kthehen, pa u regjistruar, në vendin e origjinës ose të prejardhjes.
-Kjo dispozitë do të zbatohet nga momenti i dorëzimit të amendamentit në Kuvend dhe për një periudhë tre-mujore.
-Me një akt të Këshillit të Ministrave, periudha mund të shkurtohet.
‘Vetëm dje, nga 507 personat që hynë në vend ilegalisht, 495 ishin burra dhe 16 ishin gra. Përralla me dadot ka mbaruar. Ne kemi kufij, kemi territor dhe do ta mbrojmë atë’, sqaroi Ministri i Politikës së Migracionit dhe Azilit, ndërsa kritikoi ashpër partitë e opozitës që nuk e mbështesin amendamentin për pezullimin e dhënies së azilit.
…