Përkushtimi ynë duhet të jetë edhe më i madh kundrejt SHBA

Kryesore Opinion

Politika shqiptare më duket se akoma nuk e ka kuptuar esencialitetin e SHBA.

Alban DACI  /  SHBA nuk duan politikanë të korruptuar, me biografi të dyshimte kriminale, apo për akuza të tjera të rendë që cënojnë jo vetëm parimisht, por edhe juridikisht të Drejtat e Njeriut. Në këtë drejtim disa politikanë shqiptarë nëse kanë probleme të kësaj natyre nuk i shpëton blerja e një ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Ditës të Betimit të Presidentit Trump. Këto lloj politikanësh shqiptarë që janë mëkatar për mekate që SHBA i quajnë të patolerueshme nuk i shpëton as lobimi me mijëra dollarë për t’u prezantuar se s’bën si miq të SHBA.

Rrethi disa politikanëve shqiptarë po ju ngushtohet shumë, po aq shumë sa as zgjedhjet s’mund t’i blejnë dhe as Drejtësisë nuk mund t’i shpëtojnë më.

Ato pak politikanë shqiptarë që nuk janë mëkatarë të pafalshëm, duhet të bëjnë një zgjedhje dhe shpejt mandje. Ata duhet të zgjedhin mes Soros dhe Trump. Kjo zgjedhje nuk duhet të jetë euforike, por duhet të mbështetet në parimet institucionale.

Bashkëpunimet më të rëndësishme mes shteteve bëhen mes më liderve që janë garantë te Kushtetus dhe përgjegjës të drejtëpërdrejtë të politikave shtetërore dhe jo vetëm.

Pra, politikanët që përfaqësojnë Kushtetutën dhe mbajnë përgjegjësi për politikat shtetërore në Shqipëri janë Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe nivel ambasadorësh apo Ministrash. Këta duhet të zgjedhin bashkëpunimin strategjik vetëm me Presidentin e Ri të SHBA dhe të institucioneve që rrjedhin prej tij.

Eshtë e tuprshme e deri diku tradhëti kombëtare që disa kryetar bashkie, apo disa sekserë të institucioneve tona vazhdojne t’i shërbejnë Sorosit deri në masën, duke sulmuar imazhin e Presidentit Trump.

Madje, kjo gjë e rëndë ka ndodhur edhe me disa media që janë të sponsorizuara nga Soros.

Si ka mundësi këta njerëz kaq naivë e tradhëtarë të interesave kombëtare nuk kuptojnë akoma ekuilibrat e rëndësishme të pushtetit që kanë ndryshuar në SHBA me ardhjen e Presidentit Trump. Kaq naivë janë sa mes madhështisë së Shtepisë së Bardhë e Sorosit, kërkojnë të zgjedhin pikërisht këtë të fundit.

Soros është një çështje e brendshme e SHBA dhe nëse ka gjëra që duhet të rregullohen, këta servilët soriane shqiptarë duhet të jenë të bindur se me administratën e re Trump, do të kenë zgjidhje efikase, fillimisht në interes të SHBA e pastaj edhe te aleateve të saj.

Duhet të jemi të lumtur e krenare për këto marrëdhënie strategjike që kemi ndërtuar me SHBA dhe duhet të angazhohemi maskimalisht për përmisimin e vazhdueshëm të tyre.

Shqipëria duhet të pranojë pa asnjë lloj kushti që të ketë angazhim maksimal ushtarak në kuadër të NATO-s, po jo vetëm.

Shqipëria duhet të mbështes çdo inciativë ushtarake të SHBA në Botë dhe të mos ndjek emocionet me ndikime historike apo fetare Rajonale.

Po ashtu Shqipëria duhet të fillojë të bëj sakrifica e të rris kapacitetet e saj ushtatake, duke përmbushur standardet e NATO-s.

Duhet te rritet buxheti i FA dhe po ashtu duhet te eliminohen forma e shemtuara te korrupsionit te trasheguara nder vite. Besoj e mbani mend qe Nano akuzoje ministrin e tij te mbrojtjes qe kishte vjedhur orizin e ushtareve.

Duhet te rritet dhe te forcohet tek FA meritokracia dhe politika duhet te qendroje larg proceseve nepotike qe demtojne standardet e FA.

Shqiperia duhet te vazhdoje rrugen e nisur nga ministrja Kodheli ne trasformimin dhe modernizimin e plote te FA.

Pas betimit te Presidentit Trump fillon nje ere e re ne SHBA dhe ne bote, Shqiperia duhet te behet pjese e saj duke u pershatur me proceset e duke pranuar ndryshimet qe jane ne koherence me proceset.