Shkëlqen me mungesën në listën e kandidatëve për deputetë të PD, Astrit Patozi. Një model urtësie e modestie, që arriti gjatë këtij mandati me anë të fjalimeve të tij, të ngjitej në lartësinë e një zëri unik opozitar, që do të na mungojë.
Parlamenti i ri është që sot pak më i varfër. E sigurte se në atë sallë nuk do të mungojnë sharjet, dhuna verbale e fizike, fyerjet, fjalimet pa bukë dhe orët e çuara dëm nga anonime që do lexojnë gjëra që as vetë nuk i kanë kuptuar ndonjëherë. Por në shtator e tutje, në krahun e djathtë kur je përballë asaj salle, do të ketë më pak racionalitet, kthjelltësi dhe art të fjalës politike.
Ndërsa ata që e kanë pritur largimin e tij, ndoshta sot brenda SHQUP-it kanë filluar të këndojnë me vargjet e nje poezie të vjetër, që ai vetë ma ka recituar në një kontekst krejt tjetër, dikur:
Që pa gdhirë u ngrit sot fshati,
sa të madh kemi gezimne,
është larguar sot Astriti,
të këndojmë për Lulëzimne…
(Ky koment është postuar ne facebook)