“Po ju krijohet një grup Parlamentar në burg”/ Rama zihet ngushtë nga gazetarja, ja si përgjigjet

Politika

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për arrestimin e Alqi Bllakos.

Kreu i qeverisë shfajësoi veten për aferën e inceneratorëve duke thënë se përgjegjësitë nuk janë kolektive, por individuale. Gjithashtu gazetarja e Syri Tv i tha kryeministrit Edi Rama se po bëhet një grup parlamentar në burg duke iu referuar arrestimeve të deputetëve dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Kryeministri humbi kontrollin dhe foli për etikën në bashkëbisedim, ‘kur flas unë, dëgjo’, ‘prit të mbaroj’, ‘mos më ndërprit’, apo ‘po humb edukatën’.

Ambrozia Meta: Keni përgjegjësi që një tjetër deputet i juaji po bëhet gati për tu arrestuar për inceneratorët pas ish-ministrit?

Rama: Deputetët janë të popullit, të vetes.

Ambrozia Meta: Ju a keni përgjegjësi që i keni vendosur në lista si kryetar partie? Kallëzimet për ta kanë qenë që në vitin 2020.

Rama: Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik.

Ambrozia Meta: A është një qeveri e korruptuar që një ish-ministër dhe një ish-sekretar akuzohen për korrupsion?

Rama: Qëndrova para jush për respekt.

Ambrozia Meta: Po krijohet një grup parlamentar në burg, a nuk ndjeni ju përgjegjësi?

Rama: Edhe njëherë, qëndrova këtu për respekt.

Ambrozia Meta: Ju keni rënë në kurth, e keni kontrolluar punën e tyre?

Rama: Nëse do më ndërpresësh prap, do humbasësh mundësinë që të marrësh përgjigje nga unë. Po rri në shi për ju.

Ambrozia Meta: Tu thuash shqiptarëve nuk di çfarë firmosni. Pas këtij episodi a do i shikoni ato që firmosni?

Rama: Ti e humbet sot të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vijim. Kalon në riedukim, e pabesueshme. Do shikoni shumë më tepër akoma. Do mbani rregull? Abuzim i bie se jam unë i bullizuari.

© SYRI.net