Putin i “ankohet” Scholz-it: Në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova. Xhaçka: Gënjeshtër!

Politika

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar edhe mercenarë nga Shqipëria.

Në telefonatën që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, përveç Shqipërisë, edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.

Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Në një reagim duket se Xhaçka i është përgjigjur insinuatave te Rusisë:
Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë”, tha ajo.