QAN SHQIPNIA PËR SKËNDERBEG

Kulture
Një dhëmbje më flet si pikë loti,
Kërkon shqipja të birin e vet.
Ngrihu nga varri, o Kastriot,
Mprehe shpatën, si qëmot.
Të rrallë trimat si ti, i falë Zoti,
Guri i flet Heroit Kombëtar,
Thërret më za e piskamë,
Skëndërbeg, çohu në kambë.
Skërmitin dhëmbët armiqësia,
Tradhëtarët, qenë tinzarë.
Dhëmbjesh rënkon nanë Shqipnia,
Shterp hisesh, humbur farë.
Kushtrim lësho mbi male e dete,
T’i u shëmbet ,toka ndër këmbë.
Në mijëra halle, mbulu me derte,
Qyqye të vetmueme, shkret e lanë.
Këtë vend të shtrenjtë, me emrin Shqipni,
Hija e zezë i ka ra mbi sy.
Në këtë kohe pa kohë,
i duhesh ti.
Ti dalësh zot, me atë mëndjeprehtësi,
Bashkuar dardanët në një ideal.
Vendit të vet krahë me i dalë,
Jo me e braktis, qyqe me e lanë .
Se vjen dita,vaji mallkue,
dheu i vorrit muk ka me iu mbulue.
Bukurie Buçpapaj