Edhe një javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit dhe Skrapari do votojë për kandidatin 4-vjeçar Hysen Buzali. Ai lindi në Potom më 20 shkurt 1985 në një familje të madhe karakteristike të Skraparit.
U shkollua në filloren dhe 8 – vjeçaren dhe të mesmen në vendlindje, në shkollën “Arshin Rako”.
Më pas vazhdoi studimet në shkollën e lartë, Infermieri në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Pas diplomimit me nota të shkëlqyera, punoi koordinator shërbimesh në klinikën mjekësore “Ikeda”; më pas administrator shërbimesh në spitalin “Kontinental”, dhe së fundmi administrator në “Pharma Lab Clinic” në Tiranë.
Është i martuar dhe ka dy vajza.
Është një djalë i jashtëzakonshëm, një përfaqësues i denjë i të rinjve shqiptarë, pikërisht me thjeshtësinë dhe normalitetin e tij. Ai i është afruar Partisë Socialiste pa interes, i sinqertë dhe i hapur, siç është, besnik i vlerave të tij njerëzore.
Tashmë simpatizantët socialistë të Qarkut të Beratit ka mundësinë e madhe për të zgjedhur si përfaqesues kandidatin për deputet intelektualin e palodhur 40-vjeçarin Hysen Buzali.
Besimi dhe mbështetja e skrapallinjëve dhe beratasve janë forca më e madhe për të çuar përpara vlerat dhe ndryshimet për qytetin.
Edhe VOTA e diasporës është shumë domethënëse dhe vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të Shqipërisë.
Skrapari dhe Berati di të votoëj djalin e tyre.