Kryeministri thotë se brenda vitit 2030, synohet që papunësia në vend të ulet në 6%. Gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park, Rama shtoi se do të punohet që paga minimale të shkojë në 500 euro.
”Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Por, po të përjashtojmë një kategori të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.
Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektorin privat brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat”,-tha Rama.