Schulz: Konfliktet politike rrezik për procesin e reformave

1046

suls ne focus 1Presidenti i PE, Martin Schulz mbajti një fjalim të gjatë në Parlamentin e Shqipërisë, ku preku disa çështje që shqetësojnë BE në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Schulz ndau shqetesimin se konfliktet politike në Shqipëri rrezikojne procesin e reformave. Presidenti i PE i bëri thirrje klasës politike që të veprojë në përputhej me 13 pikat e arritura në dialogun e nivelit te larte mes Shqipërisë dhe BE.

Institucionet e pavarura janë çelsi i suksesit, tha Presidenti I  PE, Martin Schulz.

Martin Schulz: Në mars u mbajt u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë lidhur me prioritetet kyce të integrimit në BE të Shqipërisë. një dialog i mbajtur në kujdesin e kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn. Gjatë këtij takimi komisioneri Hahn shprehu shqetësimin për klimën politike konfliktuale, shprehu shqetësimin se tensioned politike në vendin tuaj përbëjnë një rrezik të madh për procesin e reformave. Ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin dhe në shumë biseda pata mundësinë të krijojë një përshtypje rreth vështirësive edhe këtu në parlament. I bëj thirrje klasës politike që të veprojë në përputhje me 13 përfundimet e dialogur të nivelit të lartë, vecanërisht përsa i përket reformave në sistemin e drejtësisë. Përsa i përket forcimit të një gjyqësori të pavaruar dhe efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra.

Schulz: Inkurajoj qeverine të vazhdojë me luftën kundër korrupsionit

Përsa i përket krijimit të administratës, institucionet e pavaruara janë çelsi drejt një te ardhmje me sukses. Sukseset e para në luftën kundër korrupsionit që janë arritur deri tani më bëjnë që ta inkurajoj edhe më tej qeverinë për të vazhduar me forcë në këtë drejtim.

Schulz: Jemi në krah të shqiptarëve që duan zbatim të reformave

Të dashur kolegë dhe kolege, një cerek shekulli pas fillimit të L.I.B dhe 75 vjet pas fillimit të L.II.B 28 shtete kanë shprehur vullnetin e tyre për ti përballuar sëbashku sfidat, sepse ne ndajmë me njëri-tjetrin të njëjtat vlera. PE mbështet të gjitha ata që e kuptojnë pajtimin si çeles drejt sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Ne deputetët e PE qëndrojmë në solidaritet përkrah të gjithë qytetarëve në Shqipëri  që duan të krijojnë një të ardhme paqësore dhe të përbashkët, që angazhohen për zbatimin e reformave dhe që i zgjatin fqinjit dorën për pajtim për të jetuar në respekt të ndërsjelltë dhe në paqe.

Schulz vlerëson bashkëpunimin me Serbinë

Vendi juaj dhe Serbia po afrohen në kohët e fundit që përputhen me frymën europiane. Rama hodhi një hap të rëndësishëm me vizitën në nëntor . Vizita e Vuçiç në Tiranë pasoi vizitën e Ramësi dhe  ju përgësoj për këtë. Mes fqinjve mund të ketë dallime në mendim, diferencat janë pjesë e jetës, e rëndësishme është si zgjidhen  ato. Ne në Europë i zgjidhim me konsensus. Ne eruopianët bisedojmë gjatë derisa të gjejmë një zgjidhje. Nëse mendojmë për luftërat  e së shkuarës kur konfliktet u zgjidhen me konflikte ushtaraek, duhet it marrim me gëzim negociatat që mund të zgjatin me netë të tëra.

Unë vetë jam rritur në një zonë kufitare, unë sot jetoj në kufrin mes Belgjikës dhe Holandës. Mënyra më e mirë është ti hapësh kufijtë, për ti zbehur ato dhe për të zgjidhur cëshjten. Angazhimi juaj për cështjet e rajonit është shembullor. mos lejoni të na ndajnë.

Martin Schulz: Masakra e Borovës na mbush me turp

 I nderuar kryetari i parlamentit, të nderuar deputetë, të dashur kolegë dhe kolege, të dneruara zonaj dhe zotërinj. Për mua është një kënaqësi dhe nder të flas sot në Shqipëri. Në eruopë kemi lënë pas një vit që janë zhvilluar shumë aktivitete përkujtimore. Këto janë të rëndësishme pasi na lejojnë që të ndalojmë dhe të sjellim ndërmend se nga vijnë dhe si ngjarjet e së shkuarës ndikojnë të të tashmen tonë dhe të tregojnë sesa të lidhr jemi ne europianet, sesa ngushtë varet e ardhmja jonë nga bashëkpunimi. Para një shekulli lufta e parë botërorë filloi në Sarajve. Kjo ishte një shfaqje e shëmtuar. miliona burra të rinjë në besimin e tyre si nderi, fisnkirëia dhe vdekja në fushën Miliona njerëz vuajtën pasojat e luftës edhe vendi juaj i cili vetëm pak kohë para L.I B kishte fituar pavarësinë. kjo luftë ka pas një vend të shkatërruar, fuqitë ranë, perandoritë ranë, kufijtë u vendosën. Shqipëria u pushtua sërish në L. II. B, masakra në Borovë ishte një akt ku ushtarët gjermanë në shenjë hakmarrje ndaj partizanëve vranë gra e fëmijë. ky akt do të na mushë me turp. Një popull i cili udhëhiqet nga praimi se është e vetëkuptushëm që ti hapësh portën, një parim që ju e quani besa, një populli të tillë mund ti shpreh vetëm respektin tim të thellë. Në 1944 ju u cliruat, por perdja e hekurt e ndau vendin në dysh, edhe Gjermania u nda në dysh.

Burimi : Ora news




Këtë e pëlqejnë %d blogues: