Poezi nga Miranda Troci Derti /
O baltē e shpirtit tim i lashtë sa vetë historia.
Dua të shuaj mallē që brenda po më shpon.
Aty ku lashē ditē e vajzërisë e viteve tē mia.
Por të gjej tē vetmuar e shpirti mē rënkon.
Aty ku vjeshtat e heshtura shtyjnë vetminē.
Nē gjethet e lisave shekullorē që bien tē zverdhur.
Fēshfërima e lehtē e tyre si simfonia e Moxartit mbi violinē.
Notat e errēta rēndojnē rēnkimin e heshtur.
Nē prehrin tēnd të valē vargu sonte mē solli.
Në muzēn e trazuar prej vitesh kēmba s’mē shkel.
Dalldisjen e kētyre valēve që kērkojnē shpètim loti mē rrodhi.
Ngjyej penēn e pērlotur brendēsinē e pērmallimit përcjell.
Nē të bukurat livadhe siç i pērshkruante Naimi asnjë bari s’takova.
Zëri i fyelllit tē çobanit askund s’dëgjohej .
Shtrydha shpirtin nga ngazēllimi po veten e mblodha.
Pluhuri i viteve tē vetmuara mbi çdo gurē e vend shikohej.
Vendi i fushē betejave qè brenda vetes mbartin histori.
Gjaku i etërve i derdhur aty ēshtē tretur.
Mbi këtē truall tē lashtē por me za e burrēri.
Mbi bukēvalēn e nēnave nē prush dikur tē pjekur.
Poemēn e mallit o vendi im dua ta rrēfej.
Nē tē egrat kohē e vite tē shekujve krenarinë tēnde të shkruaj.
Edhe këngët e zanave çdo tingull veten e gjej.
Edhe dheun nēn kēmbēt e mia që shkel qan i vetmuar.
Pendesēn pse tē lashë në vitet e nusēruar.
Atë lumturinë e mekur ku borxh ta kemi.
Zèrin e heshtjes braktisur e larguar.
Nē lotin që tē djeg brengēn s.mund ta themi.
Diku njē zë ofshame thirrje qè kërkonte shpētin.
Rēnkimi i atyre shtigjeve diçka i grryente nga brenda.
Pluhuri atyre maleve që po rrēnoheshin pa kuptim.
Njē kèshtjellë e sundimi që ndërtohej mbi bedena.